Armando Boja i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit të rëndë, si është gjendja e yllit të Kombëtares?

2022 nuk u mbyll mirë për yllin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit Armando Broja, i cili pak ditë më parë gjatë një ndeshjeje me clubin e tij Chelsea pësoi një dëmtim serioz duke këputur ligamentin e gjurit të djathtë.

Kështu, atij iu desh të kryete një ndërhyrje. Sulmuesi është futur sot në sallën e operacionit dhe fatmirësisht çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë 21-vjeçari i cili ka publikuar në mediat sociale një foto nga spitali. Ai shkruan se çdo gjë shkoi mirë dhe tani nis faza e rikuperimit.

“Kënaqësi të them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes. Koha për të pushuar përpara se të nis rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë për të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.”– ka shkruar Armando.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Sipas parashikimit të mjekëve anglezë, ai pritet që të rikthehet në fushën e gjelbërt, rreth muajit maj të vitit të ardhshëm në rastin më të favorshëm.

Nëse Broja nuk rikuperohet në kohë, do ishte një humbje e madhe për kombëtaren kuqezi, në startin e aventurës së saj për kualifikueset e ‘Euro 2024’, pasi ndeshjet e para luhen në mars.