Arjola për Donaldin: I ka përdorur të gjithë në favorin e tij

Arjola ka qenë e ftuar sonte në finalen e ‘Fun Club Big Brother’ ku ka folur për finalistët dhe shumëçka nga eksperienca në Big Brother. Kur ndaloi tek Donaldi ajo u shpreh se Donaldi i ka përdorur të gjithë. Si asnjëherë tjetër, ajo foli shumë ashpër për Donaldin, me të cilin në fakt brenda shtëpisë ka pasur një marrëdhënie të mirë dhe të afërt deri diku.

Arjola u shpreh ndër të tjera se Donaldi ka përdorur çdo situatë dhe çdo person. Sipas saj edhe kur ai ka ndihmuar të tjerët gjithmonë ka pasur interes.

Me këtë deklaratë, mund të thuhet se Arjola për herë të parë nuk ka qenë e dyzuar për të dhënë një opinion./revistawho.com