Arjan Konomi i përlot të gjithë, tregon atë që pak veta e dinin: Jam me fat që jam gjallë

Opinionisti shqiptar, Arjan Konomi, ka qenë një ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka shkelur në Kosovë gjatë periudhës së luftës duke rrezikuar edhe jetën.

Ditën e sotme me rastin e Pavarësisë të Kosovës, ai ka zgjedhur të rrëfejë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në kohën e luftës.

“Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia.

Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe

vëllanë e tij dëshmor të luftë s më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha Konomi për “Shqipëria Live”.

Më tej, opinionisti i Përputhen, shtoi mes lotësh: “Të kishe frikë të jetoje në shtëpinë tënde. Jam me fat që jam gjallë”.