Ardit Gjebrea merr dhuratën speciale për ditëlindje: Prej 40-vitesh… (FOTO)

Këtë të premte, kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea feston ditëlindjen.

Urimet kanë qenë të shumta për Arditin, si nga ana e miqve ashtu dhe familjarëve të tij.

Gjebrea-2

Por në llogarinë në “Instagram”, Gjebrea ka zbuluar se ka marrë një super dhuratë nga miku i tij, Dritan Shakohoxha.

Ky i fundit i ka bërë dhuratë bluzën e futbollistit Thomas Strakosha, të shkruar me disa autografe nga pjesëtarët e klubit të futbollistëve të Lazio-s.

Gjebrea-3

“A super dhuratë nga @dritan_shakohoxha dhe @thomas_strakosha. Faleminderit skuadra e Lazio-s, prej 40 vitesh skuadra e zemrës”, shkruan Arditi krahas fotos ku tregon dhuratën e veçantë.