Arbenita qenka fanse e çmendur e aktorit shqiptar

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli po shijon prej kohësh një lidhje me reperin Fero. Ajo publikon shpesh momente nga përditshmëria apo jeta me Feron.

Së fundmi, Arbenita ka zbuluar se ka një aktor shqiptar të preferuar dhe bëhet fjalë për Albano Bogdon.

Sipas “Lajmi.net”, Arbenita ka postuar në Instastory një ndër skeçet e tij duke shkruar “Jam fanse e çmendur e Albanos”.

Por modelja mesa duket më vonë është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë menjëherë.