Arbenita mbyll Instagramin, i zbulohen operacionet plastike, doktoresha i nxjerr foton

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ‘u zhduk’ krejt papritur nga rrjetet sociale dhe të gjithë fansat e saj u habitën nga ky veprim.

Mirëpo, një doktoreshë e një klinike të operacioneve plastike i ka publikuar modeles një foto ‘para dhe pas’ një ndërhyrjeje që ajo ka kryer.

“Sytë dhelpër”, është trendi më i fundit ku edhe Arbenita ra pre e saj.

Në foton e publikuar, shenjat në fytyrën e modeles dallohen qartë dhe duket se kjo është arsyeja e zhdukjes së papritur të Arbenitës.

Modelja shqiptare zgjodhi një klinikë në Rusi, mirëpo ndërhyrjet nuk mbetën dot sekret për më gjatë!