Arbana do të donte një nder nga Xhemi, por ja që ajo s’është nga ato lule

Arbana ka marrë një dhuratë Krishtlindjesh sot nga mikesha e ngushtë, Xhemi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Arbana i ka bërë ndjekësit kuriozë se çfarë dhuratë mund të ketë marrë, por nga ana tjetër ka marrë një koment që ka zbuluar se çfarë vërtet ajo do dëshironte.

“Të të mbajë fëmijët nja dy ditë, të ngopesh me shumë”-i shkruan një komentuese.

Ndërkohë Arbana me përgjigjen e saj tregon se kjo do të kishte qenë dhurata perfekte, por Xhemi s’ia realizon dot.

“Ooooooo kjo do kishte qenë super, po nuk është nga ato lule”-shkruan Arbana.