Antonela, gruaja e Mesit ka një mesazh për Parisin

Lionel Messi është nisur për Paris bashkë me familjen e tij.

Gjatë ditës, ai do të zyrtarizohet si lojtar i Paris Saint Germain. Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër dhe do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

Pak minuta më parë ai arriti në aeroportin e Barcelonës, derisa tani, Antonela Roccuzzo, gruaja e Leos, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga aeropolani, të buzëqeshur rrugës për Paris. Ajo ka shkruar: “Përfundon një epokë, fillon një tjetër. Drejt një aventure të re ne të 5”.