Anjeza Branka e mbuluar me flori nga koka tek këmbët, rikthimi befasues pas dy vjetësh

Këngëtarja e njohur Anjeza Branka është një nga personazhet më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar jo vetëm për stilin e jetës luksoze, por edhe për daljet e veçanta në klipe ku bën përshtypje për linjat e saj të bukura. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video mjaft intriguese, teksa ekspozon format e saj joshëse nga një vend në tjetrin, pasi udhëton shpesh për koncerte dhe pushime. Ditën e djeshme, Anjeza i ka çmendur ndjekësit e saj me një foto mjaft provokuese. E ulur në shkallë, ajo shihet e veshur me një fustan mjaft seksi, ka ekspozuar trupin e saj të nxirë nga plazhi. Anjeza është në fazën finale të projektit të saj të ri me titull “Chill”, një fragment të shkurtër të të cilit e ka ndarë në “Instastory”. Për “Panorama Plus” ajo u shpreh se kjo është një këngë për të cilën ka punuar gjatë deri në arritjen e variantit përfundimtar. Kënga me vargje të Endrit Mumajesit dhe e finalizuar në studion e rumunit Alandy pritet të jetë një hit vere dhe jo pa qëllim Anjeza ka punuar fort për të publikuar këtë stinë. Për imazhin dhe veshjet e saj është kujdesur Joni Peçi, duke përdoruar ngjyrat dhe floririn në skenat kryesore të klipit, duke pozuar e mbuluar nga koka tek këmbët me të. Ndërkohë që lind pyetja se çfarë bën Anjeza për të pasur linjat e bukura të brazilianeve, ashtu siç e pamë te klipi “Nizma”? Anjeza tregon: “Kam trup të mirë në sajë të gjenetikës, por edhe kam disa sekrete të miat. Nuk konsumoj shumë ushqim, ose më mirë të them ha ushqime të lehta, shumë fruta dhe pi shumë ujë gjatë ditës. E më kryesorja është që bëj shumë not kur jam në plazh”, tregoi ndër të tjera këngëtarja. Në sajë të linjave të bukura, Anjeza mund të themi se bën spektakël në “Instagram” me fotot e shumta që poston, ku duket mjaft e kuruar dhe e tonifikuar.