Angelina Jolie hap Instagram, postimi i parë bëhet viral (FOTO)

Angelina Jolie iu bashkua Instagramit për një arsye madhore. Jolie postoi letrën e një vajze adoleshenteje afgane, emri i vërtetë dhe vendodhja e së cilës është e paqartë.

“Tani, njerëzit e Afganistanit nuk po komunikojnë dot në në rrjetet sociale dhe nuk po shprehen lirshëm,” tha Jolie mbishkrimin e postimit. “Kështu që unë erdha në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat themelore të njeriut.”

Në letër, vajza shkruan për frikën se kthimi i talebanëve do t’i japë fund jetës së saj shkollore, duke thënë se “të gjithë ne jemi përsëri të burgosur”. “Para se të hynin talebanë…të gjithë kishim të drejta, ishim në gjendje t’i mbronim lirisht të drejtat tona. Por kur ata vijnë, të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur.”