Ana tjetër e Dafina Zeqirit që fal gjëra të shtrenjta, vesh rroba 2 euroshe dhe do qirinj si dhuratë

Një vajzë e fortë e në dukje moskokçarëse ka gjithnjë një anë të brishtë e delikate që jo të gjithë mund ta njohin.

E tillë është edhe Dafina Zeqiri, e cila përtej asaj që na tregon me muzikën e saj apo në rrjete sociale, në jetën private është si çdo njeri tjetër *siç thotë ajo* me probleme, por edhe shumë humane dhe me këmbë në tokë.

Thënë kjo, në një intervistë të fundit me Berat Buzhalën, Dafina ka treguar se në shtëpinë e saj ka sende nga më të ndryshmet. Duke theksuar se shumë gjëra të shtrenjta nuk i japin asaj lumturinë që i japin dikujt tjetër, Dafina shtoi se shpesh dhuron sende a rroba.

“Unë kam gjithçka në shtëpi. Prej sendeve më të lira tek ato më të shtrenjta. Kur ajo çanta që e kam paguar shumë shtrenjtë po shoh që e bën dikë tjetër shumë më të lumtur se mua, e fal.”

Më tej, me shumë modesti Duffy pranon se vesh rroba të lira, deri në 2-3 euro.

“Vesh edhe rroba që bëjnë 2-3 euro. Mjafton të më rrijë mirë, të jetë e mirë. Nuk mund të them se dy gjëra që kanë çmime të ndryshme janë prodhuar me të njëjtën kosto, por është emri i shtrenjtë. Si unë për shembull, sa më shumë investon ti në imazhin tënd, aq më i shtrenjtë bëhet emri Dafina Zeqiri. Për ditëlindje për shembull, shumë njerëz thonë se nuk dinë çfarë të më blejnë se i kam të gjitha. U them “Ti nuk po më njeh!” Sepse po të më njohësh do e dish që unë qirinjtë i kam shumë qejf. Ka qirinj që 20 cent e lart. Ma bli një qiri që përdoret kur nuk ka drita. Mua më pëlqen shumë ajo ndjesi. Shumica e njerëzve që dalin në televizor, nuk i kanë ato rroba në jetën reale.”-tha ajo.