Ana tenton të flirtojë me Getinjon, reperi i jep përgjigjen që nuk priste!

Ana Lleshi tashmë konsiderohet një person publik, që pas famës nga “Për’puthen” e jo vetëm. Ish-konkurrentja debutoi edhe si këngëtare me lançimin e këngës së saj me videoklip “Deal” që mori shumë kritika dhe u cilësua si dështim. Pavarësisht kësaj nuk është çudi që bukuroshja brune te ketë miqësi me shumë njerëz në industrinë e muzikës.

Së fundmi ka tërhequr vëmendjen një koment i saj në një foto në Instagram të Getinjos, që u duk si përpjekje për të flirtuar me të, por reperi nuk ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.

“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!” shkruan Ana teksa e shoqëron me emoji duke qeshur me lot.

“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”– ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga ish-konkurrentja e programit të dashurisë.

Ndoshta dyshja mund të jenë pranë një bashkëpunimi dhe komentet janë tekst kënge, megjithatë shumica mendon se ishte thjeshr flirtim nga Ana. /News31