Amosi: Kiara është e shtirur, duhet të dalë menjëherë nga shtëpia

Amos Muji Zaharia, aktori i njohur shqiptar, i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, që pas largimit të tij nga ky reality shoë ka qenë mjaft aktiv me intervistat e tij në media. Së fundmi, aktori ishte i ftuar në emisionin ‘E diell‘ në Top Channel.

Në rubrikën ‘Hëna apo Dielli‘, ai iu përgjigj disa pyetjeve të ndryshme, lidhur me banorët e Big Brother VIP Albania. Dhe një nga pyetjet drejtuar atij ishte lidhur me personin që e ka zhgënjyer më shumë pasi ai ka dalë nga shtëpia.

“Luizi, sepse nuk e kam vlerësuar lojën e tij dhe vazhdoj të mos e bëj“ – tha Amosi, ndërsa tregoi edhe emrin e konkurrentes, për të cilën ka ndryshuar mendimin. “Dea, sepse në fillim kisha antagonizëm me të, por pastaj u ndryshua gjithçka“ – tha Amos Zaharia