Alex Rodriguez dhe e dashura e tij 25-vjeçare fotografohen për herë të parë duke u puthur

Alex Rodriguez u fotografua duke shkëmbyer një puthje me Kathryne Padgett gjatë një nate në Capri të Italisë të shtunën. Kjo është fotoja e parë e tyre duke u puthur, pasi ata kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm të ruhen nga kamerat.

Rodriguez, 46 vjeç, dhe modleja 25-vjeçare u lidhën në janar.

Pasi u fotografuan shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, burime për Page Six thanë se A-Rod ishte ende beqar, por tani duket se lidhja me Padgett është marrëdhënia e parë serioze e ish-bejsbollistit që kur ai dhe Jennifer Lopez u ndanë.

Të dy dukeshin gjithë kohën të buzëqeshur me një gotë verë në dorë. Çifti u puthën teksa ishin ulur dhe më pas hynë në pistën e kërcimit.

Rodriguez ka qenë i martuar më parë me Cynthia Scurtis përpara se të divorcoheshin në vitin 2008. Ata kanë bashkë dy vajza, Natasha dhe Ella.