Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë në natën e dytë në Eurovizion 2023 Shqipërinë, reagon Luiz Ejlli. Ja çfarë shkruan këngëtari

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka shprehur mbështetje për familjen Kelmendi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2023.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, Luizi ka bërrë thirrje që shqiptarët të votojnë Albina Kelmendin dhe familjen e saj të cilët do të performojnë në këngën “Duje”.

Të tregojmë të gjithë bashkë që jemi familje e madhe. Votoni Albinën”, ka shkruar ai.

Ndërsa vetë Albina ka folur për eksperiencën si këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, ku është shprehur se këngë ‘Duje’ kërkon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe se do të jetë në shqip.

Ajo ka theksuar se dhe këngëtarët ndërkombëtarë e shohin atë dhe familjen Kelmendi si konkurrentë, ku bëri thirrje që të gjithë të votojnë këngën ‘Duaje’ në formë mbështetje.

“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrentë. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, tha ajo.