Albërije Hadërgjonaj zbulon shifrat, sa paguhen këngëtarët në një koncert

Është vështirë të flasësh me shifra kur bëhet fjalë për pagesat e këngëtarëve jashtë Shqipërisë, sidomos. Pavarësisht deklaratave që shumë artistë pranojnë publikisht, në fakt askush nuk e di me siguri sa është “paga” e një këngëtari, përveç menaxherit të tij.

Albërije Hadërgjonaj, sonte zbuloi diçka më shumë për pagesat e artistëve shqiptarë nëpër koncerte, kryesisht jashtë Shqipërisë. Kështu, pyetjes së fëmijëve nëse fiton shumë para duke kënduar dhe më konkretisht sa është kjo pagesë për këngëtarët shqiptarë, Albërija tregohet e hapur: “Ka artistë që paguhen shumë, por daljet e tyre janë edhe pak më të rralla. Pagesat nuk janë njëlloj. Ato variojnë nga 5, 10, 15 deri në 20 mijë euro. Por varion edhe nga vendet. Europa është pak më e lirë, sepse është më afër. Londra ka çmim tjetër, edhe Australia po ashtu”.