Alban Ramosaj ka një surprizë për të gjithë, ja ku do ta shohim shumë shpejt këngëtarin

Alban Ramosaj ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit falë zërit të tij mjaft të veçantë. Artisti ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat janë pëlqyer dhe numërojë mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’. Së fundmi duket se Ramosaj është përfshirë edhe në kinematografi. Këtë e ka zbuluar vetë ai me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shfaqet me baltë.

“Shiko në bion e profilit tim për të zbuluar një surprizë. Jam shumë i lumtur, më në fund po ndodh. #iNatMaFal”, ka shkruar ai krah postimit më të fundit, ndërsa ka sqaruar se ky do të jetë një film me metrazh të shkurtër, i cili do të publikohet shumë shpejt.

Me siguri ky do të jetë një tjetër projekt tepër i suksesshëm i Albanit, pas pjesëmarrjes së tij si aktor edhe në serialin ‘Hostel by Anabel 2’./revistawho.com