Alaudin Hamiti me listë të zezë këngëtaresh/ Përveç Xhensila Myrtezaj tregon pse s’flet me Dafina Zeqirin

Alaudin Hamiti është një nga moderatorët shqiptarë më të njohur, kjo për shkak të emisionit të tij ‘N’drrimi i Natës’ në ‘Klan Kosova’. Çdo puntatë, Alaudini së bashku me një personazh të njohur, bëhet pjesë e një loje, ku secili duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve, ose të provojë ushqimet e këqija të përgatitur nga stafi. Këtë herë, pjesë e lojës ‘Haje ose Thuaje’ u bë Ronela Hajati, megjithatë vëmendjen e mori vetë moderatori pasi gjatë emisionit zbuloi se për shkak të një problemi, kishte ndërprerë lidhjet me Dafina Zeqirin.

“Kam disa kohë që nuk flas. Por për shkak të një problemi që kemi pasur shumë kohë më parë me emisione, nuk kam folur me Dafina Zeqirin, thjesht s’e kam takuar më”, është shprehur moderatori, pasi Ronela e pyeti në lidhje me problemet që ka pasur me personazhet publike, shkruan Ëho. Kujtojmë se pak kohë më parë, Alaudini gjithashtu zbuloi se kishte hatërmbetje edhe me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj.