Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq të çmimeve Bafta

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Al Pacino, ishte i pranishëm mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta 2020”, së bashku me të dashurën e tij Meital Dohan.

Aktori u shfaq i veshur me një kostum të zi, teksa kombinohej me partneren e tij, e cila kishte veshur një fustan gjithashtu të zi, të ndërthurur me lule ngjyrë portokalli.

Al-2

Mirëpo, gjatë parakalimit të çiftit në tapetin e kuq, Al Pacino-s i ndodhi një incident.

Aktori u pengua gjatë ngjitjes së shkallëve dhe u rrëzua përtokë, ndërsa u ndihmua menjëherë nga dy persona të ekipit të sigurisë.

Al-3

Partnerja e tij, Meital, u duk e tronditur pas rrëzimit të Al Pacino-s, mirëpo fatmirësisht aktori arriti të shpëtojë pa pasur lëndime në trup. Rrëzimi i tij mund të kishte sjellë pasoja serioze për aktorin, i cili tashmë është 79 vjeç.

Ai vazhdoi të ngjiste shkallët i ndihmuar nga personat e sigurisë, për të marrë pjesë në ceremoni.