Akuza të forta ndaj BBV, Monika Lubonja: Të gjithë janë të mirë, varet nga montazhi

Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.

Monika Lubonja nuk po ndalet me akuza ndaj produksionit të Big Brother VIP. Aktorja ia doli të qëndronte në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj herë pas here. Së fundmi, fansat e ish-banores së BBV kanë pyetur dhe Monika nuk ka hezituar të përgjigjet.

Pyetja që kishte lidhje me Donald Veshajn tërhoqi më shumë vëmendje.

“Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende.”-ishte pyetja e ndjekësit.

Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgje nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.

“Miqtë duan vite dhe kohë të quhen të tillë, nuk mjafton një format televiziv.Të gjithë janë të mirë ose jo, varet nga montazhi,”– është shprehur Monika.