Aktorja refuzon Eliona Pitarkën në dasmën e saj: Ti të vjen lakuriq, siç e ke zakon

Aktorja e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, është bërë shumë e njohur me rolet e saj në “Apartamenti 2XL”. Deri më sot, nuk kemi dëgjuar diçka në lidhje me jetën private të aktores, megjithatë një fotografi e publikuar, fillimisht nga Turjan Hyska dhe më pas nga ajo vetë, ngriti dyshime për një martesë. Cubi shfaqej e veshur me fustan të bardhë nusërie dhe me një buqetë me lule në dorë. “Ja, erdhi dita, o Cubi Metkaj”, ka shkruar Turi sipër fotos. Ndoshta, aktorja mund të jetë shfaqur në këtë mënyrë për xhirimet e ndonjë projekti të ri, por poshtë fotove kanë tërhequr vëmendjen komentet e saj me kolegen Eliona Pitarka. Me humor, kjo e fundit i shkruante “Të të vijë turp që nuk më ftove!”. Cubi nuk vonoi me përgjigjen e saj, duke ia kthyer “Eliona Pitarka ti më vjen lakuriq, ashtu siç e ke zakon ti!”. “Pfff… do ishte bërë dasmë më e përfolur, ama”, e mbylli aktorja me format e rrumbullakosura, Eliona. Verën e kaluar, aktorja e “Apartamenti 2 XL”, Eliona Pitarka, u bë pjesë e portaleve, pasi disa media publikuan biseda erotike të supozuara si të sajat, ndërsa ishte duke biseduar me një djalë të pasur. Nuk vonoi shumë dhe aktorja reagoi duke i mohuar, pasi, sipas saj, asnjë nga këto biseda nuk ishte e vërtetë. “Një njeri me dy fije mend në kokë e kupton që këto janë biseda të shpikura nga profile false vetëm për të më dëmtuar!”, shkruante Eliona në profilin e saj në rrjetet sociale. Por për shkak edhe të pamjes së saj, shpesh Eliona bëhet pjesë e mediave, ndërsa komentohet për pozat seksi dhe format e rrumbullakosura, që ekspozon me bikini gjatë pushimeve në plazh. Për të gjithë ju që bëheni kureshtarë të mësoni se si arrin Eliona të ketë një trup të mirë dhe seksi, sekreti është palestra. Shpesh ajo pozon me vegla force në duar, ndërkohë që pranë i qëndron një trajner personal. Si një modele që është, ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, për faktin se jo vetëm që kujdeset për pamjen e sidomos për trupin, por di të tërheqë vëmendjen me mënyrën si merr pozat, sipas Panorama Plus.