Aktori i njohur turk për herë të parë baba i një djali

Aktori i njohur, Kivanç Tatlitug , i cili u martua me stilisten Başak Dizer në vitin 2016, tani po numëron ditët për t’u bërë baba. Çifti Tatlitug dhe Dizer, janë në pritje të një djali.Cifti është duke pritur me padurim ardhjen e djalit të tyre të cilit ende nuk i kanë zgjedhur një emer për ta pagëzuar. Aktori dhe bashkëshortja e tij janë treguar mjaft të rezervuar në lidhje me jetën e tyre private.

Kivanç ka ndarë me publikun emocionet dhe gëzimin e madh kur foli për herë të parë për fëmijën e tyre. Tatlitug tha:

“Jemi shumë të lumtur. Është një ndjenjë shumë e mirë, jemi shumë të lumtur. Allahu ua dhëntë të gjithë personave që e dëshirojnë diçka të tillë. Ne jemi gjithashtu të rinj në këtë proçes. Le të jetë i shëndetshëm fillimisht, le të vijë shëndoshë e mirë. Nuk e kemi menduar ende emrin, thjesht e lamë të rrjedhë”.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë tyre në Paris,6 vite më parë. Në fillim ata i mohuan kategorikisht lajmet se janë në pritje të një fëmijë.