Aktori i famshëm gjen sozinë e tij dhe e fton publikisht për një…

Një foto e një oficeri policie u bë virale në rrjet, thjesht sepse ai ngjante jashtëzakonisht shumë me aktorin Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Madje, kur e pa, as vetë The Rock nuk mund të rrinte pa reaguar, shkruan “CNN”.

Aktori postoi foton në rrjetet e tij sociale, duke bërë shaka me sozinë, i cili quhet Eric Fields dhe është nga Morgan County, Alabama.

“Oh! Wow. Djali në të majtë është shumë më cool. Qëndro i sigurt vëlla dhe faleminderit për shërbimin. Një ditë ne do të pimë @Teremana dhe do të m’i tregosh të gjitha historitë e tua lidhur me The Rock, sepse e di që do kesh shumë,”– shkroi Johnson në Twitter të martën, duke e ftuar Eric të pinë bashkë një tequila të markës së tij.

Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan reagoi ndaj postimit të Johnson, duke e ftuar të kalojë kohë në patrullë me ta.

Në një intervistë për gazetën e Alabama-s, Advance Local, Fields tha me shaka se e quajnë fëmija i dashurisë së The Rock dhe Vin Diesel. Megjithatë, ai pranoi se krahasimi me një njeri të famshëm si Johnson i shton presionin për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.