Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, 32-vjeçari Lame akuzohet për vrasje

Drejtuesi i mjetit, që u përplas me murin e një shtëpie përgjatë Via Emilia ku humbën jetën 4 persona, Orjol Lame është nën hetim për vrasje në rrugë. Kjo pasi 32-vjeçari po ngiste makinën në gjendje të dehur dhe i droguar në momentin e aksidentit. Sipas mediave vendase, Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit. Aksidentit tragjik i fundit i mori jetën partneres së tij Shane Hyseni 22 vjeç, djalit të tyre Mattias Lame 1 dhe 4 muajsh, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

Hera e parë ka qenë kur 28-vjeçari i atëhershëm Orjol Lame përfundoi në pranga si i dyshuar për trafik droge. Në prill të vitit 2020, karabinierët e Sant’Ilario d’Enza-s e kishin gjetur në posedim të kokainës, heroinës dhe morfinës. Ata e kapën në flagrancë atë pasi i dha një dozë pluhuri të bardhë një klienti. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, telefoni i tij celular i binte vazhdimisht. Ato ishin telefonata të klientëve të shumtë që rezervonin dërgimin e një lënde dhe jo të një tjetre. Shtetasi shqiptar me atë rast negocioi dy vjet. Duke qenë se ishte me qëndrim të parregullt në territorin italian ndaj tij ishte arritur një urdhër dëbimi nga Shtabi i Policisë Reggio Emilia.

Herën e dytë në shkurt 2021 në Campoformido, në provincën e Udine. Karabinierët e kishin kapur në flagrancë teksa ndodhej në makinë me një 51-vjeçar nga Parma. Ky i fundit ishte tashmë i njohur për policinë. Orjol Lame kishte marrë një urdhër dëbimi të lëshuar në vitin 2020 nga selia e policisë Reggio Emilia. Ai nuk mund të kthehej në Itali para vitit 2025. I riu shqiptar u la i lirë në pritje të dëbimit të mëvonshëm nga territori kombëtar.