Aksident në Tiranë! Çfarë i ndodhi Atdheut të “Për’puthen”?

Në zonën e “Don Boskos” në Tiranë ka ndodhur një aksident.

“BoomNews ka bërë publike disa foto ku shihet dhe Atdheu. Burime pranë ngjarjes kanë bërë të ditur se një prej drejtuesve të mjeteve që janë përfshirë në këtë ngjarje është ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Nga informacionet paraprake thuhet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin të tipit “Audi” që i përket Atdheut.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.