Akin Akinozu flet për rolin e ri

Ky serial ka thyer rekorde shikueshmërie në Turqi e duket se e njejta gjë po ndodh edhe në vendin tonë.

I pyetur se çfarë mendon për këtë serial dhe rolin e Miran, aktori shprehet:

“Shkurtimisht mund t’ju them se Miranin e kam ëndërruar për vite dhe tani jam me atë rol në një nga serialet më të suksesshëm.

Besoj e kuptoni mirë mendimin tim dhe nuk është nevoja të flas më tepër. Jam shumë i lumtur dhe ndihem tepër i realizuar për këtë arritje të madhe në këtë fazë të karrierës time si aktor”