“Ajo debilja” Dalina Buzi ofendon Rita Petron për Elvanën, dhe flet për paktin e Arilenës

Festivali i Këngës ka përfunduar, por polemikat dhe zënkat në rrjet ende jo.Së fundmi në debat është përfshirë dhe gazetarja Dalina Buzi. Teksa kishte hapur një “video live” dhe udhëtonte me makinë, Dalina ka folur dhe për prapaskenat e Festivalit.

Ajo ka treguar se para se Elvana të bëhej pjesë e edicionit të 58-të të Festivalit, Vera Grabocka i ka garantuar se juria do ishte e gjitha e huaj, çka nuk ndodhi.

“Perpara se Elvana te merrte pjese, une kam folur me Veren dhe me garatoi se juria ishte e huaj. Deri ketu ishim ne rregull. Kur me erdhen fletet e votimit, u interesova me njerezit qe njoh dhe kuptova cfare fshihej. Arilena ka bere pakt dhe e di shume mire edhe ajo vete kete gje”, u shpreh ndër të tjera gazetarja.

Më tej, Dalina duke folur për pikët që juria i dha Elvanës, kujton Rita Petron dhe e ofendon atë duke e quajtur debile.

“Elvana patì probleme naten e pare dhe ketu perfituar per ta ulur. Duke perfituar Arilena. Vjen Rita Petro dhe thote une votova me shijen time. Juria nuk funksionon me shije, ajo debilja, me fal se ofendova, me fal. Duhet zgjedhur kenga sic e do Eurosong”, shtoi gazetarja Dalina Buzi.