Aida Shtino ti je?!

Aida nuk është më ajo që shihnim tek “Njerëz të humbur”. Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, tashmë duket sikur ka ndërruar identitet me ndryshimin e saj në pamje, ashtu si edhe emisioni i saj i ri që mban titullin “Identitet”.

Në fotot e fundit të postuara në rrjete sociale, Aida duket në formë shumë të mirë, por ajo që shohim është se ka ndryshuar, duket më e freskët dhe me disa vite më pak. Ajo që s’dimë është nëse ka të bëjë fuqia e make up-it apo ndonjë ndërhyrje e vogël estetike?