“Ai në mes është baba im, po luftojnë për ne dhe ne nuk na rri by** në shtëpi”, DJ i njohur poston foton e mjekëve dhe bën thirrjen e fortë

Në mesin e mjekëve që janë në vijën e zjarrit në luftën me koronavirusin është edhe babai i DJ të njohur Vim Kraja.

Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale foton më lart, postuar një ditë më parë nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila jepte lajmin e mirë se dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas konfirmimit negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

Dj Kraja ndërkaq ngre pyetjen se si ka mundësi që akoma njerëzit nuk janë bindur për të qëndruar në shtëpitë e tyre, duke vënë në rrezik gjithë shoqërinë dhe mjekët.
33DD796F-88E8-49BE-B1E1-1B571FFA2FC1