Adoleshentja shokon rrjetin me deklaratën: “Jam vajza e Osama bin Laden, ishte baba i mirë”

Saba është një përdoruese e rrjeteve sociale, e cila ka marrë shumë vëmendje ku ka publikuar një foto të sajën bashkangjitur terroristit Osama bin Laden dhe ka deklaruar se ai është babai i saj.

Kjo foto ka marrë mbi 75 mijë pëlqime dhe ka marrë me mijëra komente. “E çuditshme vajza e Bin Laden duket një adoleshente e rregullt e mediave sociale”, shkruan një komentues.

“Nuk ka si rrjetet sociale, vetëm këtu mund të bësh gallatë me vajzën e një terroristi”, ka thënë një tjetër.

Ndërsa Saba ka reaguar dhe ka thënë se: “Ai ishte një baba i mirë parvarësisht punës që bënte kjo nuk ndikonte tek unë”.

Mediat e huaja e kanë kontaktuar vajzën dhe pritet një prononcim nga ajo. Osama bin laden ka 26 fëmijë dhe ka patur të paktën 5 gra gjatë kohës kur ishte gjallë.