Adis Patushi, pjesë e “BBVA 3”?

Një postim i Adis Patushit në Instastory na bëri lëmsh! Ai publikoi një foto me badge-n e “Big Brother VIP Albania 3” dhe shkroi: “Shihemi së shpejti”, duke nënkuptuar se ndoshta do të jetë banori i ri që i shtohet shtëpisë së famshme.

Fifi, partnerja e tij, ka qenë pjesë e edicionit të parë të “BBVA” dhe ka qenë një prej personazheve më të komentuar të reality show-t.

Nuk dihet ende nëse Adisi do të jetë konkurrent për të fituar çmimin e madh në këtë spektakël, por postimi i tij na ka shtuar dilemat.

Ndërkohë, “BBVA 3” nis më 13 janar dhe do të moderohet nga Ledion Liço.

Anabelmagazine