Adam Sandler i dërgon Jennifer Aniston lule çdo ‘Ditë të Nënës’ për shkak të problemeve të saj për të mbetur shtatzënë

Adam Sandler duket si një djalë mjaft i mrekullueshëm, por tani kjo vetëm e vërteton këtë.

Jennifer Aniston ka treguar për The Wall Street Journal se aktori legjendar i dërgon lule çdo vit në Ditën e Nënës.

Ndërsa ylli i Friends nuk është nënë, ajo ka qenë e hapur për betejat e saj me fertilitetin.

Gjatë një interviste me Allure në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kujtoi ankthin e përpjekjes për të mbetur shtatzënë.

Ajo tregoi se si në të 30-at dhe 40-at bëri gjithçka për të krijuar një familje.