A është xheloze Sara kur ai kthehet në shtëpi në orët e vona? Dj Pm jep përgjigjen e sinqertë

PM dhe Sarah janë një nga çiftet më të komentuar të momentit. Pas daljes nga “Big Brother VIP” ata po vijojnë lidhjen e tyre por duke e mbajtur larg syrit të publikut aq sa munden.

Sot PM ishte i ftuar në “Trotuar” në “E diell” ku tema e ditës ishte dedikuar dashurisë dhe se pse njerëzit ndryshojnë kur bien në dashuri.

I pyetur lidhur me mënyrën se si ia del kur bëhet fjalë për xhelozitë e shumta, aq më tepër për faktin që është në një profesion që e ka të detyrueshme të kthehet në shtëpi në orë të vona të natës,

Pajtimi u përgjigj se tashmë kohët kanë përparuar dhe xhelozitë e viteve më parë nuk egzistojnë më. Ai tha se e ka pranuar profesionin e Sarës, ashtu siç e ka pranuar ajo faktin që ai është Dj.

“Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur para 30 vitesh, do të kishte qenë një sfidë për mua dhe gruan time për të ruar marrëdhëniet mirë, gjë që është shumë e kuptueshme.

Duke patur parasysh se tani jemi në vitin 2022 dhe rrjete sociale kanë përparuar shumë. Nëse para 30 vitesh kishte xhelozi tmerruese, tani ka përparuar koha dhe nuk egzistojnë më këto gjërat. Unë e kam pranuar ashtu siç është me profesionin e saj dhe ajo më ka pranuar mua si Dj.”– u shpreh ai.