A është Kim shtatzënë? Sezoni i tretë i Kardashians nis me deklarata të forta!

Në videon e fundit të postuar në Instagram nga sezoni i tretë, Kim Kardashian shfaqet e rrethuar nga motrat dhe mamaja e saj Kris Jenner. Kourtney, e cila shoqërohet nga burri i saj Travis Barker, nuk nguron ta ngacmojë dhe ta pyesë Kimin nëse është shtatzënë.

“Je shtatzënë?”, dëgjohet të thotë Kourtney, teksa Kim përgjigjet, “Jo”, përpara se të vijojë, “Me kë? Apo me 500 njerëzit me të cilët takohem?”. Sezoni 3 i Kardashian fillon të enjten më 25 maj 2023 në Hulu dhe do të përfshijë 11 episode.

Familja që të gjithë e njohin është rikthyer me një serial të ri, duke dhënë në këtë mënyrë akses të plotë në të gjithë jetën e tyre. Kris, Kourtney, Kim, Khloé, Kendall dhe Kylie dalin para kamerës për të zbuluar sekretet e tyre.

Nga presioni i jashtëzakonshëm i drejtimit të bizneseve shumëmilionëshe deri te momentet e mbushura me argëtim, ky serial nuk do të lërë asnjë shikues indiferent me histori tërheqëse dhe të sinqerta të dashurisë dhe jetës në qendër të vëmendjes.

Bordo