A do rikthehet “Shiko kush luan”? Luana u përgjigj po sikur s’e kapëm!

A do rikthehet “Shiko kush luan”? Është kjo pyetja që Luana ka marrë më shpesh që pas përfundimit të programit dhe largimit nga Top Channel.

Prej një viti moderatorja është angazhuar me projektin “Thuaje”, por tani që shtatori po afron fansat kanë nisur sërish me pyetjen e famshme pasi duan ta shohin në ekran. Dhe më në fund Luana është përgjigjur, por sikur nuk u tregua dhe aq e qartë. Ajo postoi një video dhe shfaqet duke tundur kokën pa folur. Po e tund kokën për Po, apo për Jo, këtë s’dimë ta themi! Ja, shikojeni vetë!