‘A ça ju ka gjet, 1 luan e keni mrena!”/ Reperi Qota bën namin me këngën e re “Luiz kampioni”

Luiz Ejlli është lojtari fenomen i “Big Brother VIP 2” që ka bërë për vete publikun.

Personazhi më i komentuar i këtyre muajve është bërë personazhi i këngës më të re të reperit të njohur nga Shkodra, Qota. Artstisti që jeton në Firence të Italisë, i ka dedikuar një këngë patriotit të tij shkodran, që sapo e ka publikuar në kanalin e tij në Youtube, që titullohet “Luiz Kampioni”. “Story.al” ju sjell tekstin e këngës dedikuar pretendentit për të fituar “Big Brother VIP”.

Më poshtë teksti i këngës “Luiz Kampioni”, shkruar e kënduar nga Qota:

“Krejt shqipet janë mbledh, Po t’presin përjashta, Valle me tubana, Hajde ma ta marrsha!. Po ku je Luiz kampioni, Ti s’e din se ça asht humbja, Ti je 1 luan ato tjerët janë çapaçula, A ca ju ka gjet 1 luan e kini mrena, shqipet krejt e shkodranëve u kënaqet zemra. Na n’kagje me humor na n’kagje me batuta, Jo ti nuk dorëzohesh edhe 100 vetë kundra. Ki guxim, zgjuarsi edhe fjalën e burrit. Mos u dorëzo kurrë deri në pikën e fundit!”.

Kënga është pëlqyer mjaft që në orët e para të publikimit dhe po shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale në një kohë rekord.

/www.story.al