14 mijë euro në muaj, zbulohet shtëpia e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor për shkak të një arresti kardiak dhe shumë dyshime mbi mënyrën dhe vendin e ndarjes së tij nga jeta u vunë në dyshim.

Disa ditë më parë, ish-gruaja e Maradonas, Claudia Villafane u shpreh se Maradona ka ndërruar jetë në një shtëpi shumë të thjeshtë pa një tualet normal. Së fundmi janë publikuar edhe foto e shtëpisë së ish-yllit të futbollit botëror dhe gjithkush mund të gjykojë vetë.

Është një shtëpi me pamje të bukur dhe oborr me bar natyral, ku mund të luash futboll. Shtëpinë e fundit të Maradonës e ka marrë me një qira prej tre muajsh vajza e tij, Jana. Ajo pagoi një qira prej 14 mijë eurosh.

Maradona supozohej të flinte në një dhomë të katit të sipërm dhe kishte një banjo të përgatitur për të. Më pas në dhomë gjumi u shndërrua salla e lojërave sepse siç raportohet, Maradona kishte shumë vështirësi për tu ngjitur në kat të dytë përmes shkallëve.

abcnews.al