“Sa herë ke qenë i fejuar?”- E dashura e Seldi Qalliut sapo na tregoi përgjigjen që partneri i jep kësaj pyetjeje
Në 22-vjetorin e saj, Seldi Qalliu zgjodhi të na prezantonte me vajzën që i ka vjedhur zemrën.
Nëpërmjet fotove dhe videove të postuara në llogarinë e tij në Instagram, artisti na tregoi pamjet nga super festa që i kishte organizuar bukuroshes.
Krahas fotos ku shkëmbenin një puthje në buzë, Seldi i bëri këtë urim special: “Edhe 100 zemra ime, të dua shumë”.
Për më tepër vajza mbante një unazë në gisht, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por nuk dihet ende nëse kjo ishte thjesht rastësi apo bukuroshja ka marrë propozimin nga këngëtari.
Tani që e konfirmuan lidhjen, Sindi ka postuar një foto të ëmbël në Instagram me partnerin e saj.
“Kur e pyes sa herë ke qenë i fejuar”, ka shkruar Sindi krah fotos, ku mimika e Seldit supozohet të jetë përgjigja.
Seldi u bë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, ku krijoi edhe një lidhje.
Pas saj, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra.
Tashmë kanë kaluar dy vite dhe duket se këngëtari ka gjetur sërish dashurinë e jetës së tij.