Bejrut/ Deri tani 78 viktima dhe 4000 të plagosur nga shpërthimi
Deri tani, mediat e huaja, raportojnë se në Bejrut janë 78 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin.
Ndërsa, mbi 4000 persona janë lënduar në këtë tragjedi.
Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.