Einxhel Shkira largohet nga “E diell”, zbulohet arsyeja
Einxhel Shkira është larguar nga programi “E diell”, një javë pas fillimit të tij, duke lënë kështu edhe rubrikën “Beauty” të cilën e drejtonte ajo.
Einxheli ka treguar se i është dashur të largohej në mes të emisionit sepse nuk përshtatej me rubrikën e re, transmeton Anabel.
“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin.Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj”, u shpreh ajo. /Gazeta Liberale