Aventurat dhe luksi i shfreruar i Luana Vjollcës, nga hotelet me 5 yje tek udhëtimet me helikopter
Luana Vjollca ndodhet me pushime në Monte Carlo, Monaco. Para dy ditësh ajo publikoi një foto ku deklaronte se Monte Carlo ishte tanimë qyteti i saj i preferuar. Në foto Luana shfaqej joshëse e veshur me pantallona të shkurtra, të cilët i kishte zbërthyer. Por si për çudi më pas ajo e fshiu foton pasi siç duket nuk i kanë pëlqyer komentet. Mirëpo, e njëjta foto, është postuar dhe në revistën e njohur “Monaco Today”, duke marrë kështu vëmendjen edhe të lexuesve të huaj. Dhe nuk kishet si të mos binte në sy me atë gjest shkruanin komentuesit, të cilët zbërthimin e pantallonave e konsideruan ekstravagancë të të tepruar si vetëm pushimet e saj. Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca po vazhdon me luksin e shfrenuar në pushime, ndërsa është duke shijuar rivirën në Nice dhe Cannes me helikopter privat, duke u konsideruar një mjet për pasanikët. E ndërkohë ajo nuk ka harruar ndjeësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here foto nga pushimet e saj. Kështu Luana nuk është mjaftuar me pushimet në Monte Carlo ku një natë në hotelin ku qëndronte moderatorja kapte shifrën e çmendur 710 dollarë. Ajo është zhvendosur në një tjetër destinacion përrallor duke zgjedhur këtë herë rivierën magjepsëse të Francës në qytetet Nice dhe Cannes, ku qëndrimi në hotele me 5 yje është diçka krejt normale për të. Nëpërmjet fotove të fundit të postuara në rrjete sociale nga moderatorja kuptuam dhe se me çfarë kishte zgjedhur ajo të lëvizte dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marke të shtrenjtë makine, por për helikopter privat. Këngëtarja pozonte e lumtur dhe dukej super seksi si pilote e veshur me një fustan të shkurtër. Luana vazhdon pushimet mes luksit pa zbuluar kush e shoqëron, ndërkohë që sipas ndjekësve ai që e shoqëron është pikërisht i dashuri i saj menaxher, Krena Çoçaj. Duket se ai e ka ndihmuar shumë që ajo të depërtoje në tregun e muzikës, duke marrë edhe ftesa për koncerte. Por duket se bashkëpunimi i fundit “Yalla Habibi” me të famshmin nga Australia Faydee, nuk u prit aq mirë.Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat se kjo këngë ishte kopjuar nga “Yalla habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. Ndërkohë fansat e Faydee e konsideruan bashkëpunim “të gabuar” atë me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shpreheshin se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare. “Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”, shkruante një ndjekës i këngëtarit.“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje!”, ka shkruar një tjetër. “Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”– ka vijuar një i tretë. “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”, ka komentuar një tjetër ndjekës. Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën YouTube plot 2.2 milionë shikime. PO pavarësisht këtij fakti diçka e çuditshme ndodhi me këngën e Luanës në Youtube. Teksa shihje në videoklipin e Luanës dhe Faydeet në Youtube, ajo që u tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që video ka marrë. Mirëpo, e çuditshmja ishte që komentet janë pothuajse të përsëritura. Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë. Përveç kësaj, në sy binin edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, “Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kanë fare lidhje me këngën. Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’, për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni. Fady Fatrouni, i njohur si Faydee është këngëtari 32 vjeçar libanez, me karrierë në Australi i cili vendosi të bënte për herë të parë një bashkëpunim me një shqiptare, dhe ajo ishte Luana Vjollca. Nisur nga komentet negative për zërin, u tha se Luana për t’u qetësuar vendosi të arratisej për disa ditë pushime relaksuese, të cilat i nisi nga Italia./Panorama Plus