Wake Up/ Gili: Si i mbijetova dy luftërave. Te kënga “Prishtina” flitet për jetën time
Prej më shumë se dy dekada e gjysmë, Gili ka fituar publikun e saj besnik ndërsa kujtojmë se këngët e saj, si “Xixëllonjë”, “Ding Dong” , “Le të puthen” etj,.
Kujtohen dhe këndohen sot me po aq nostalgji sa dhe atëherë. Mbështetja më e madhe e Gilit është padyshim bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani, të cilët gjithmonë i shohim së bashku në projektet e tyre.
Kënga më e fundit “Kthema kohën” është një ripunim që mban emrin e tij. E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja foli për karrierën e saj artistike, jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin dhe për dy djemtë e saj, Robertin dhe Redonin./ Top Channel