VIDEO/ Momenti kur Shqipëria u kualifikua mbrëmë në finalen e Eurovizion

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Jonida-Maliqi-1

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

Jonida-Maliqi-3

10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhan
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta