I ofrojnë 5 milionë euro për të lënë Stresin, bashkëshortja e reperit habit me përgjigjen

Keisi u bë e njohur për publikun shqiptar që kur lidhja e saj me reperin Stresi, u bë publike.

Stres-3

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here bën dedikime të ndryshme për Stresin, i cili prej muajsh ndodhet në burg.

Gjithashtu Keisi shpeshherë edhe bashkëbisedon me ndjekësit e saj të shumtë, ku u përgjigjet pyetjeve të tyre. E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Stres-4

Pyetjet janë nga më të ndryshmet, e sigurisht nuk mungojnë ato në lidhje me reperin. Një ndjekë e ka pyetur Keisin nëse do ta linte Stresin në qoftë se do t’i ofroheshin 5 milionë euro.

Stres-5

Me përgjigjen e saj, bashkëshortja e reperit ka treguar se është shumë e dashuruar me Stresin. “Se kisha ndërruar as për 5 bilion” ka shkruar Keisi.

Stres-2

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse është xheloze, duke iu referuar fjalëve të Stresit, i cili ka thënë se “është shumë e më shumë seç duhet”. “Ai është shumë më xheloz se unë, po leje se bën kot”, përgjigjet Keisi.