Koleksioni i ri i të brendshmeve nga Rihanna është gjithçka që ju duhet për Shën Valentinin
Është thjesht java e parë e janarit dhe Rihanna ka vendosur të na surprizojë me koleksionin e ri të të brëndshmeve. Ky koleksion është i veçantë, pasi i dedikohet totalisht festës së Shën Valentinit. Festa është në datë 14 shkurt, pra pas një muaji, por mesa duket të gjithë femrat do e festojnë më parë. Ky koleksion do dalë në treg të mërkurën, vetëm 2 ditë përpara produkteve ‘Fenty Beaty’, shkruan Who. Ajo na ka treguar shumë pak rreth këtij koleksioni nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ dhe duhet të themi që është aq i bukur sa dhe ekstra. Mund të jetë një dhuratë perfekte për veten tuaj.