Çudit spikeri i lajmeve: “Ju këshilloj të përdorni zërin dhe imazhin tim kur bëni seks!”
Erion Zeqiraj i rikthehet pas 10 vitesh dashurisë së parë, studios televizive ku jep lajmet në mënyrën e tij. Ish-lojtari i “Big Brother”, ka veshur tashmë kostumin serioz pas eksperiencës verore mes vajzave të bukura të “Miss Univerve”, si pjesë e stafit organizativ. Për rikthimin tek puna e tij e parë në një televizion si spiker lajmesh, Roberti shprehet: “Televizioni është një nga pasionet e mia dhe si diçka që e ke pasion, nuk është e lehtë të largohesh prej tij. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh, sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë, pra, informimi dhe zhvillimet apo ngjarjet e ndryshme në vend apo botë. Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh punë në televizion për të rifreskuar imazhin. Gjithashtu, edhe për t’u shfaqur pak ndryshe nga sa njerëzit më kujtojnë, nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive ku unë kam marrë pjesë”. Sa për ndjesinë e kësaj pune, ndërsa ndodhet në studion e lajmeve ai tregon: “Si lajmet, si emisionet kanë emocion dhe adrenalinë. Në emisione jam më shumë Erion, kurse në lajme mundohem t’i transmetoj informacionet në mënyrën time, por pa dalë shumë nga korniza e formales. Në studion e lajmeve të duket vetja i mbyllur, vetëm ti dhe lajmet, kurse në emisione, si i zoti i shtëpisë që ke ftesa dhe biseda për të ndarë me miqtë çdo ditë. Besoj në këtë moment po shijoj pak qetësinë e të jetuarit unë edhe lajmi. Pyetjes nga revista “Story” se ndërkohë që jep lajmet çfarë publiku imagjinon se e ndjek, dhe si do të ndihej nëse pamja dhe zëri i tij mund të sherbëjnë si sfondi i çifteve që janë duke bërë seks? Ai i përgjigjet: “Më pëlqen fantazia juaj për pyetjen! Por nëse imazhi dhë zëri im i ndihmon në procesin apo aktin si të duan ta quajnë, do të ndihem mirë dhe ua këshilloj ta përdorin. (Qesh)/Story.al