Seldi Qalliu i bezdisur prej komenteve pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, ja deklarata e tij

 

Ndarja e tij me Mimoza Shkodrën bëri bujë mediatike në fillim të kësaj jave. Ishte Seldi Qalliu, këngëtari i njohur shqiptar ai që u dha fund thashethemeve se ai dhe e fejuara e tij Mimoza Shkodra janë ndarë, duke e pranuar publikisht që lidhja ka përfunduar. Këtë deklaratë ai e dha në spektakli “Dance With Me”, ku po merr pjesë së fundmi derisa Shkodra nga ana e saj ka dhënë vetëm heshtje, shkruan Prive. E pasi lajmet vërshuan mediat rozë, Seldi është bezdisur paksa nga komentuesit dhe ka shkruar në Instagram një deklaratë ndërsa thotë. “Janë disa njerëz specifik në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Flm që ekzistoni se pa ju do ishin shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar Seldi në këtë deklaratë, me të cilën përpiqet të thumbojë dikë.