Sulltanesha Safije flet pas dy divorceve: Nuk po e gjej dot burrin që më plotëson kërkesat

Hulya Avsar, aktorja turke për publikun shqiptar është e njohur në rolin e sulltaneshës Safije, në serialin që po transmetohet në “Tv Klan”, “Sulltanesha Kosem”. Në intervistat e dhëna për mediat turke, ajo shpesh ankohet se nuk mundet të gjejë një mashkull që i plotëson kërkesat e saj, dhe ndaj jo më kot është martuar dy herë dhe është ndarë. 54-vjeçarja është bërë dëshmitare në dasmën e miqve të saj, shkruan “Who”. Sipas “Haber Turk”, Hulya është shprehur para gazetarëve me shaka: “Meqenëse nuk po martohem vetë, po bëhem dëshmitare në dasmat e të tjerëve”. Batutat nuk kanë munguar as gjatë ceremonisë së dasmës, kur ajo ka qenë e pranishme ndërkohë që të gjithë i kishin sytë tek pamja e saj ideale. Me një stil modern dhe veshje klasike të zezë, ajo ka një pamje vërtet mresëlënëse. /Story.al/