VIDEO/ I qetë dhe i veshur sportiv, pamjet e plota kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s

Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e plota kur është ekstraduar drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

Siç shihet nga pamjet, Haxhiu është sjellë në prezencën e forcave të shtuara policore, me efektivët e RENEA-s që shihen të maskuar dhe të armatosur rëndë.

I shumëkërkuari Haxhiu u transportua përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë drejt vendit tonë. Ai u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në muajin prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Konkretisht, viktima mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

gazetatema.net