Në 30 vjetorin e lindjes, Adelina Tahiri merr dhuratën e ëndrrave!
Adelina Tahiri mbushi 30 vjec, dhe padyshim, këngëtarja ka se për cfarë të jetë mirënjohëse në jetë. Nënë e një djali, mjaft në formë vetë dhe me një partner të përkushtuar e në gjendje mjaft të mirë financiare, ajo ndihet e plotësuar.
Megjithatë, një dhurate të bukur e të shtrenjtë, nuk do t`I thoshte ajo. Ajo i erdhi nga bashkëshorti, Serjozha Markov.
Serjozha e “përkëdheli” me një cantë teket të kushtueshme “Hermes”, gjë të cilën Adelina duket e kishte dashur prej kohësh.
“Urime për mua në ditëlindjen e 30-të. Canta ime e ëndrrave më në fund është këtu, faleminderit zemër,” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.